U aksidentua në aksin Lezhë-Milot, 71-vjeçari humb jetën pas disa javësh në spital

Kronikë | 2 muaj më parë

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili ishte plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e 4 korrikut në aksin Lezhë–Milot.

I moshuari po lëvizte me biçikletë pranë kryqëzimit të Rriles, kur u përplas nga një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës. Përplasja i shkaktoi dëmtime të rënda, ndërsa ai u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht trajtimit të specializuar dhe përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë pas disa javësh në spital.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u shoqërua dhe u ndalua nga Policia, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme