Bulqizë-Nxirret nga thellësia e minierës trupi i pajetë i minatorit

Aktualitet | 2 muaj më parë

Trupi i pajetë i minatorit Ilir Kalaveri është nxjerrë sot nga thellësia e minierës së Tërnovës në Bulqizë dhe është dërguar me ambulancë në morgun e Tiranës për t’iu nënshtruar ekzaminimit mjeko-ligjor.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në zonën e Tërnovës së Madhe, ku 40 vjeçari Kalaveri, banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, ra në një furnelë gjatë procesit të punës.

Për këtë arsye, nisën punën shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe forcat e Policisë për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij, pasi dyshohej se 40-vjeçari ishte mbuluar nga materiali i kromit.

Por, vetëm ditën e sotme është bërë i mundur nxjerrja e trupit të pajetë të minatorit Kalaveri. Trupi i tij është dërguar me ambulancë për në morgun e Tiranës ku do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimit mjeko-ligjor për të gjetur dhe përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme