Mallakastër/ Zjarri përfshin zonën pyjore të Lofkënd-Ngraçijes, ekipet në terren për frenimin e përhapjes

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një vatër zjarri në ekonominë pyjore Lofkënd-Ngraçije, në Bashkinë Mallakastër, vijon të jetë aktive, ndërsa në terren ka nisur operacioni për izolimin dhe frenimin e flakëve. Në aksion janë angazhuar 30 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të Policisë Bashkiake, 15 punonjës të Shërbimeve Publike dhe 5 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të mbështetur nga një automjet zjarrfikës.

Ndërkohë, në një tjetër pjesë të vatrës, në drejtim të ekonomisë pyjore Gjinoqarë, po ndërhyjnë edhe strukturat e MZSH Patos, me dy automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë. Sipas informacionit nga terreni, zjarri vijon të zgjerojë perimetrin, por intensiteti i flakëve është më i ulët në orët e para të mëngjesit.

Forcat e angazhuara po punojnë për të kufizuar përhapjen e zjarrit dhe për të izoluar vatrat aktive. Situata po monitorohet në vazhdimësi, ndërsa ndërhyrja vijon në disa drejtime.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme