Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

Kosovë | 2 muaj më parë

Një ditë pas tensioneve në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së, AAK-së dhe Vetëvendosjes lidhur me thirrjen e seancës konstituive, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë, duke bllokuar hyrjen e objektit.

Deputetët e PDK-së po mbajnë një konferencë për media para ndërtesës së Qeverisë, ku po kërkojnë që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret gjatë ditës së sotme.

Ata kanë bërë të ditur se, njësoj si ditën e djeshme, do të jenë të pranishëm edhe sot në Kuvendin e Kosovës.

Aksioni i deputetëve të PDK-së vjen në kuadër të përplasjes politike rreth konstituimit të Kuvendit dhe vazhdimit të procedurave parlamentare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme