Zjarri përfshin masivin me pisha në Peshtan të Fierit

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme masivin pyjor me pisha në Peshtan të Fierit.

Flakët janë aktive në zonën e pyllëzuar, ndërsa sipas informacioneve paraprake, zjarri ndodhet larg zonave të banuara dhe nuk paraqet rrezik për banorët.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.

Në operacion janë përfshirë edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë ekipet zjarrfikëse në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll.

Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrës, ndërsa situata po monitorohet në vazhdimësi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme