Portieri i kombëtares së Moldavisë firmos me Vllazninë

Vllaznia prezanton përforcimin më të ri në skuadër. Portieri moldav Cristian Avram ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me shkodranët.
32-vjeçari ka luajtur për Petrocub Hincesti (skuadër që u eliminua nga Egnatia në Champions) së fundmi si dhe ka mbrojtur 16 herë portën e kombëtares moldave.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e portierit Cristian Avram, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin tonë.
Portieri moldav, i aktivizuar edhe me Kombëtaren e Moldavisë, vjen për të përforcuar portën kuqeblu me eksperiencën dhe cilësitë e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



