Moti/ Dita e sotme me vranësira, ulen lehtë temperaturat

Aktualitet | 2 muaj më parë

Për ditën e sotme (18 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht atmosferike të paqëndrueshme. Moti, sipas SHMU-së, parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë kthjellimet në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në të gjithë territorin.

Në zonën e veriut reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4-7 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme