Infrastruktura arsimore, shkollat e Bashkisë Maliq përgatiten për vitin e ri shkollor

Aktualitet | 3 muaj më parë

Në institucionet e arsimit parauniversitar në bashkinë Maliq po vijojnë punimet për përmirësimin e ambienteve dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për nxënësit për vitin e ri shkollor 2026–2027. Në një pjesë të konsiderueshme të shkollave, përfshirë institucionet në Maliq, Libonik, Zvezdë, Zëmblak, Burimas, Gurabardhë, Bregas, Pirg, Podgorije, Lozhan dhe Orman, punimet e lyerjes, riparimeve të ambienteve, dyerve, tavolinave dhe karrigeve kanë përfunduar.

Sipas Koordinatorit në sektorin e Arsimit Meti Beçoku, puna po vijon intensivisht me synimin që ndërhyrjet të përfundojnë në kohë dhe të gjitha shkollat të jenë gati për nisjen e vitit të ri shkollor.

“Kemi marrë të gjitha problematikat e çdo shkolle dhe kanë filluar punimet në çdo shkollë. Ka ndërhyrje në lyerje, në banka, në dezinfektimin e çdo shkolle që kemi bërë. Në shkollën e Sovianit pothuajse po bëhet çdo gjë nga e para: çatia, rrethimet”, tha ai.

Ndërkohë, në disa institucione të tjera, mes tyre Shkolla e Bashkuar Rëmbec, Shkolla e Mesme Plasë, Shkolla e Bashkuar Sheqeras dhe Shkolla 9-vjeçare Sovjan, punimet janë ende në proces.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme