Tensione në protestë, qytetarët godasin policinë me vezë, shoqërohet një prej protestuesve

Aktualitet | 1 orë më parë

Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar pranë Galerisë së Arteve, ndërsa qytetarët kanë hedhur vezë dhe letra higjienike në drejtim të forcave të policisë.

Pas qëndrimit para Kuvendit, protestuesit janë zhvendosur drejt Ministrisë së Brendshme, duke vijuar protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Një prej protestuesve është shoqëruar nga efektivët pas tensioneve të krijuara.

Protesta është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie. Policia ka shtuar forcat në terren dhe ka bllokuar hyrje-daljet që të çojnë drejt Kuvendit, duke vendosur kordone policore dhe barriera metalike për të krijuar një perimetër sigurie.

Forcat e policisë janë pozicionuar në rrugët që lidhin zonën e Kuvendit me akset kryesore të kryeqytetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme