Presidenti Lula, apeli për Ancelottin: Thirr më shumë lojtarë nga liga braziliane

Disa ditë më parë, Carlo Ancelotti nisi një rishikim të përgjithshëm të ekipit kombëtar të Brazilit. Ai njoftoi skuadrën për ndeshjet miqësore kundër Australisë dhe Indisë. Megjithatë, emrat e lojtarëve të përzgjedhur kanë shkaktuar polemika, deri në atë pikë sa edhe Presidenti Lula ka shprehur mendimin e tij për këtë çështje.
Lula i kërkoi Ancelottit të thërriste më shumë lojtarë që luajnë në ligat braziliane: “Nëse do të isha në vendin e tij, do të zgjidhja 22 lojtarët më të mirë për secilin pozicion në ligën braziliane dhe do t’i sillja në ekipin kombëtar. Ne thërrasim vetëm lojtarë që luajnë jashtë, madje edhe ata që luajnë për ekipet e divizionit të dytë. Ka disa që janë lojtarë stoli në Evropë dhe ata prapëseprapë do të zgjidhen për ekipin kombëtar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




