Përshtatën lokalin për lojëra fati, arrestohet punonjësi, shpallet në kërkim administratori

Aktualitet | 1 orë më parë

Goditet veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit në Koplik. Policia ka vënë në pranga një 47-vjeçar, punonjës i lokalit të përshtatur për lojëra fati, ndërsa është shpallur në kërkim administratori.

Shërbimet e Policisë kryen kontroll në një lokal në qytetin e Koplikut, ku gjetën 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe grirëse për lëndët narkotike.

“Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni i koduar “MULTIGAMES”. Zbulohet në Koplik, një lokal i përshtatur për lojëra fati dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar, punonjës i lokalit. Shpallet në kërkim administratori i lokalit. Sekuestrohen 6 makineta për lojëra fati, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse për lëndët narkotike. 

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, finalizuan operacionin e koduar “MULTIGAMES”.  Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kryen kontroll në një lokal në qytetin e Koplikut, ku gjetën 6 makineta elektronike për lojëra fati, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe grirëse për lëndët narkotike.   

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 47 vjeç, punonjës i lokalit, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. C., 51 vjeç, të dy banues në Koplik, administratori i lokalit. Punohet për kapjen e tij.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme