Hidhet shorti, ky është kalendari i plotë i kampionatit të Kategorisë Superiore për vajza për edicionin futbollistik 2026/2027

Futboll Vendi | 2 orë më parë

U hodh këtë të premte në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për sezonin e ri të Kampionatit “Kategoria Superiore” për vajza 2026/2027. Edicion i ri i kampionatit do të nisë më 26 shtator.

Në ndryshim nga sezoni i kaluar, kampionati i ri do të zhvillohet në tre faza, ndërsa 8 ekipet pjesëmarrëse kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre për 21 javët e sezonit. Në këtë edicion nuk do të marrë pjesë ekipi i Gramshit.

Goglat kanë rezervuar këto përballje për javën e parë:

Java e parë – 26 shtator 2026

Apolonia – Teuta

Atletik Shkodra – Vllaznia

Egnatia – Lushnja

Partizani – Kinostudio

Kalendari i plotë (kliko këtu): Kalendari Superiore i kampionatit te vajzave – Edicioni 2026-2027


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme