Vllaznia-Teuta në RTSH, Tetova: I kënaqur me skuadrën, objektivi mbetet ndeshja e radhës

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova, ka folur në emisionin “Super Gol” në RTSH pas fitores 2-0 në Shkodër përballë Vllaznisë në ndeshjen hapëse të javës së 5-të të kampionatit. Tekniku është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe deklaron se objektivi i Teutës mbetet ndeshja e radhës.
“Për objektiv po flasim, ne kemi ndeshjen e radhës. Do vazhdoj ta them që kemi ndeshjen e radhës, sepse kampionati është i gjatë, janë vetëm 5 javë, ndaj nuk ke çfarë thua. Ekipi do ketë kurba gjatë kampionatit, jemi ekip i ndërtuar i ri. Shpresoj të kemi me përqindje të vogla, por me çfarë ndodhi sot, jam shumë i kënaqur me çunat.
Mendoj se e menaxhuam rezultatin shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur me këtë gjë”, ka thënë mes të tjerash Tetova.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




