Tiranë/ Vrau me mjet prerës bashkëshorten, 68-vjeçari arrestohet pas 2 orësh në arrati

Policia ka vendosur në pranga 68-vjeçarin i cili vrau bashkëshorten e tij me mjet prerës brenda banesës në Tiranë.
Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Hysni Patushi është arrestuar pas 2 orësh kërkime nga policia, duke qenë se 68-vjeçari u arratis menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Sipas njoftimit zyrtar, viktimë e këtij krimi mbeti bashkëshortja e tij, shtetasja Lumturie Patushi, 58 vjeçe, e cila nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga goditjet me mjet prerës.
Njoftimi i plotë:
Vrau me mjet prerës bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se, shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




