Milan-Lecce, Amorim: Duhet të përmirësojmë mbrojtjen

Futboll Bota | 1 orë më parë

Po i afrohet ndeshjes të së dielës në mbrëmje në San Siro kundër Lecces. Është një shans për t’u rikuperuar pas humbjes në Europa League ndaj Benficas, pikërisht kur stadiumi ikonik feston 100-vjetorin e tij: “Ne duam të fitojmë dhe të luajmë mirë në stadiumin tonë për t’u dhënë tifozëve tanë diçka për të brohoritur”. Trajneri portugez i Milanit, Amorim i pranon lehtë hapat e gabuar: “Kur humb, nuk je i njëjti person. Nëse do të ishe, diçka do të ishte gabim. Kur je konkurrues, gjithmonë do të fitosh. Nuk mund ta ndryshosh të kaluarën, por skuadra është gati për ndeshjen tjetër. Pata një bisedë me skuadrën për atë që duhet të përmirësojmë dhe po ecim përpara”.

Konferenca për shtyp e trajnerit u hap me një koment për Sandro Mazzola-n: “Ngushëllimet e mia, dhe ato të klubit, familjes Mazzola dhe Interit për një legjendë futbolli që është e drejtë të vazhdojmë ta nderojmë. Kjo është jeta, ashtu siç ishte me Franco Baresi-n. Mënyra më e mirë për të nderuar këto figura është të përpiqemi të përmirësojmë futbollin italian”.

Trajneri portugez beson se disa kritika taktike rrjedhin vetëm nga rezultati i ndeshjeve: “Njerëzit flasin për sistemin e lojës pjesërisht për shkak të rezultateve. Unë nuk jam aq i lidhur me sistemin e lojës: më të rëndësishme se formacioni, janë parimet e lojës. Fjalët e Capellos? Ne duhet të përmirësojmë mbrojtjen tonë, veçanërisht përmes zotërimit të topit”.

Amorim u pyet më pas nëse mund të ketë probleme në menaxhimin e lojtarëve në dhomëm e zhveshjes: “Gjithmonë kam qenë i qartë me të gjithë. Kur një lojtar nuk luan, ai është padyshim i zhgënjyer. Por lojtarët kërkojnë ndershmëri dhe unë bëj zgjedhjet e mia bazuar në angazhimet dhe gjendjen fizike të individit. Modric? Çfarë thatë javën e kaluar për shpejtësinë e tij? Formacioni mund të ndryshojë çdo javë dhe qëllimi përfundimtar është fitorja, askush këtu nuk dëshiron të fitojë më shumë se unë. Unë përpiqem të ruaj ekuilibrin në gjithçka dhe duhet të mendoj afatgjatë”.

Në ndeshjet e fundit, Gonçalo Ramos nuk ka pasur shumë shanse: “Ne duhet ta ndihmojmë atë dhe të krijojmë më shumë shanse të qarta për të, ne duhet të përmirësojmë mirëkuptimin midis lojtarëve”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme