Flakë në një banesë në Bulqizë, fqinjët nxjerrin nga zjarri personin me aftësi të kufizuara

Aktualitet | 19 minuta më parë

Një banesë e vendosur në katin e parë të një pallati në qytetin e Bulqizës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik të madh mes banorëve.

Ngjarja ka rrezikuar seriozisht jetën e një personi me aftësi të kufizuara që jetonte brenda banesës, por falë ndërhyrjes së shpejtë të fqinjëve, ai është nxjerrë jashtë në kohë, duke shmangur një situatë me pasoja fatale.

Pas njoftimit të marrë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët u angazhuan për neutralizimin e flakëve dhe sigurimin e perimetrit përreth.

Deri më tani, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kompetente po vijojnë verifikimet dhe hetimet në terren për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe llogaritjen e dëmeve materiale.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme