Kërkesa për reformim të sistemit politik, shënohet dita e 112-të e tubimeve në kryeqytet

Protestuesit janë mbledhur sërish në Tiranë, duke shënuar ditën e 112-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë.
Tubimi ka nisur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit mbajtën në duar pankarta dhe hodhën parulla me kërkesa të qarta politike, duke përfshirë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe një reformim të thellë të sistemit politik në vend.
Pas grumbullimit në sheshin qendror, protestuesit kanë marshuar përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit për t’u ndalur më pas përpara godinës së Kryeministrisë.
Para selisë së qeverisë, tubimi ka vijuar përmes fjalimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve, të cilët kanë radhitur kërkesat e tyre dhe kanë kritikuar qeverinë dhe klasën politike në përgjithësi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




