Barcelona dhe Raphinha janë të pamëshirshëm, tregolësh kundër Sevillas

Barcelona është një makineri që nuk ndalet. Katalanasit fituan me rezultatin 3-1 ndaj Sevillas në raundin e shtatë të La Ligas, duke i dërguar një mesazh të qartë Real Madridit, i cili tani është gjashtë pikë prapa.
Fofana 19’ kaloi vendasit në avantazh, por kalananasit u përgjigjën me Raphinha, i cili shënoi tri herë(22’, 52’ dhe 69’).
Ekipi i Mourinhos do të jetë i detyruar të përgjigjet të dielën në derbin kundër Atlético Madrid të Cholos në Metropolitano.
Falë një tregolëshi nga një Raphinha shkatërrues (ai tashmë ka 12 gola në ligë), formacioni Flick mbetet i vetmi me një rekord të përsosur, 21 pikë të grumbulluara.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



