Kategoria e Parë në RTSH/ Besëlidhja merr fitoren e parë në kampionat, nuk ka gola në Pogradec

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e javës së katërt të Kategorisë së Parë, që startuan në orën 13:30, të cilat u transmetuan drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Besëlidhja mposht 2-1 Besën, ndërsa sfida Pogradeci-Flamurtari mbyllet në barazim pa gola 0-0.
Klevis Hima debuton me fitore në krye të stolit të Besëlidhjes. Lezhjanët mposhtin 2-1 në shtëpi Besën, duke marrë fitoren e parë sezonale në kampionat.
Nuk ka gola dhe fitues në sfidën mes Pogradecit dhe Flamurtarit. Mbyllet në barazim 0-0, një sfidë e luftuar. Liqenorët ngjiten përkohësisht të vetëm në krye të renditjes, në kuotën e 8 pikëve, ndërsa vlonjatët vazhdojnë të mbeten pa fitore këtë sezon, me 3 pikë të grumbulluara pas 4 javësh kampionat.
4 ndeshjet e tjera të javës së 4-t të Kategorisë së Parë do të luhen në orën 16:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




