Shqipëria U-21/ Ndryshon stadiumi i miqësores me Ukrainën, ndeshja luhet në Eger

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshuar stadium, ku do të zhvillohet ndeshja miqësore, Ukrainë U-21- Shqipëri U-21, e programuar për t’u luajtur më 5 tetor 2026.
Ishte njoftuar më herët se kjo ndeshje do të zhvillohej në Debrecen të Hungarisë, por do të luhet në Eger, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”. Gjithashtu, është përcaktuar edhe orari i ndeshjes, që do të nisë në 15:30.
Përballja me Ukrainën U-21 është pjesë e programit të përgatitjeve të Kombëtares shqiptare U-21 për Europian U-21, “EURO 2027”, ku Shqipëria do të jetë një nga vendet organizatore.
Kjo do të jetë një tjetër mundësi për kuqezinjtë për të testuar grupin dhe për të vijuar përgatitjet në funksion të eventit të vitit të ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




