Plazhet e Sarandës të mbushura me pushues, fluksi i lartë e konfirmon si një ndër destinacionet më të preferuara

Aktualitet | 2 orë më parë

Plazhet e Sarandës këtë fundshtator janë mbushur me pushues të huaj, duke sjellë një fluks të shtuar turistësh në vijën bregdetare të qytetit. Vizitorët kanë zgjedhur Sarandën për të kaluar ditët e pushimit, të tërhequr nga deti i pastër, klima e ngrohtë dhe ofertat turistike që zona ofron gjatë sezonit.

 “Është hera jonë e parë në Sarandë dhe jemi shumë të impresionuar. Plazhet janë të bukura, uji është i pastër dhe atmosfera është shumë e gjallë. Po e shijojmë shumë këtë eksperiencë dhe jemi të lumtur që zgjodhëm këtë destinacion për pushimet tona”, tha turistja.

“Ne kemi ardhur nga jashtë vendit dhe Saranda na ka surprizuar pozitivisht. Nuk e prisnim që të ishte kaq e bukur dhe kaq e organizuar. Deti është fantastik dhe njerëzit janë shumë mikpritës. Patjetër që do të donim të ktheheshim përsëri”, shprehet një tjetër.

Prania e turistëve të huaj vijon të mbajë të lartë gjallërinë në plazhet e qytetit, duke konfirmuar Sarandën si një nga destinacionet më të preferuara të jugut të Shqipërisë.

“Unë kam qenë edhe më parë në Sarandë, por çdo herë më duket më e bukur. Plazhet janë plot dhe moti është perfekt. Është një vend ku gjithmonë ndihesh mirë dhe relaksohesh”, tha një tjetër.

“Po kalojmë disa ditë pushimi këtu dhe gjithçka është shumë bukur. Na pëlqen shumë deti, ushqimi dhe atmosfera në qytet. Saranda është një destinacion ideal për pushime verore dhe po e shijojmë maksimalisht qëndrimin këtu”, vlerëson një tjetër.

Fluksi i pushuesve të huaj në plazhet e Sarandës tregon edhe një herë tërheqjen e lartë që ky destinacion ka gjatë sezonit turistik. Me detin e pastër dhe kushtet e favorshme klimatike, Saranda vijon të mbetet një nga zgjedhjet kryesore për pushime në jug të Shqipërisë edhe gjatë stinës së vjeshtës .

Gazetare: B. Gjyli   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme