Një barazim prej 100 pikësh, Chivu thyen edhe rekordin e “maestro” Mourinho-s tek Interi

Futboll Bota | 1 orë më parë

Me barazimin 2-2 që Interi arriti fundjavën që lamë pas ndaj Romës, trajneri rumun ka arritur një rekord personal. Cristian Chivu është tashmë trajneri që ka arritur më shpejt në historinë e zikaltërve kuotën e 100 pikëve.

Trajneri aktual i Interit e ka arritur këtë kuotë në 43 ndeshje, duke thyer rekordin e Jose Mourinho-s. Portugezit i ishin dashur 45 ndeshje për të kapur 100 pikë gjatë kohës që drejtoi zikaltrit.

Nga trajnerët e tjerë të suksesshëm të Interit, për të arritur 100-pikëshin, Antonio Conte-s i janë dashur 47 ndeshje, Simone Inzaghit 48 ndeshje dhe Roberto Mancini-t 52 ndeshje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme