Nations League/ Palmer tërhiqet nga Anglia për ndeshjet e radhës, Mainoo dhe Rashford largohen të dëmtuar

Angli | 2 orë më parë

“Një gjë është të grumbullohesh, si Cole për shembull, por të performosh për Anglinë është një tjetër diskutim”, tha Tuchel pak ditë më parë kur shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës të “Tre Luanëve” në  Nations League.

Këto fjalë të komisarit teknik gjerman kanë lënduar fantazistin e Chelsea-t, i cili sot ka vendosur që të mos prezantohet në qendrën e grumbullimit të Anglisë.

Për ndeshjen me Spanjën Kroacinë dhe dy duelet me Republikën Çeke, Tuchel nuk do të mund të mbështetet as në shërbimet e dyshes së United, Mainoo dhe Rashford. Të dy lojtarët janë të dëmtuar dhe kanë njoftuar stafin e kombëtares se nuk do të jenë të gatshëm për katër takimet e para. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme