Kreu i SPAK: Kemi bërë përparim në goditjen e krimit të organizuar. Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç

Aktualitet | 2 orë më parë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 42-të të FBINAA European Chapter, që po zhvillohet në Tiranë, Braho tha se ky bashkëpunim përfshin edhe përgjegjësinë për të kontribuar në hetimet e partnerëve me të njëjtin seriozitet që pritet për hetimet në Shqipëri.

Ai shtoi se një informacion i siguruar në Shqipëri mund të ndihmojë në zbardhjen e një çështjeje jashtë vendit, ndërsa një provë e ardhur nga partnerët ndërkombëtarë mund të jetë vendimtare për një hetim në Shqipëri.

Për SPAK, bashkëpunimi ndërkombëtar është pjesë thelbësore e punës. Në Shqipëri kemi bërë përparim në hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka patur një rol të rëndësishëm në këtë proces. për SPAK, bashkëpunimi përfshinë edhe përgjegjësinë për të kontribuar në hetimet e partnerëve me të njëjtin seriozitet që presim hetimet tona. Një informacion që sigurojmë në Shqipëri mund të ndihmojë në zbardhjen e një çështje në vendin tuaj, një provë që vjen prej jush mund të jetë vendimtare për një hetim në Shqipëri”, tha Braho.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme