Xavi, gati për debutimin e tij me Holandën: Dua një ekip me pasion, ambicie dhe intensitet

Futboll Bota | 11 minuta më parë

Mandati i Xavi Hernández si trajner i Holandës ka filluar zyrtarisht. Trajneri i ri i Portokallinjve do të debutojë të enjten kundër Gjermanisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve në stadiumin Johan Cruyff Arena në Amsterdam, një ndeshje që do të shënojë edhe debutimin e Jurgen Klopp si trajner i Gjermanisë.

Ish-trajneri i Barcelonës shpjegoi vizionin e tij për futbollin dhe objektivat e epokës së re: “Dua të ndërtoj një ekip që luan me pasion, ambicie dhe intensitet, që është protagonist në në fushë”. Xavi mbështetet te një Holandë e aftë për të imponuar lojën e tij: “Do të përpiqemi të luajmë në gjysmën e kundërshtarit, të kemi posedimin e topit dhe të jemi të guximshëm në fazën mbrojtëse”.

Koha është e shkurtër, por trajneri spanjoll nuk kërkon justifikime: ” “Kemi shumë për të bërë, nuk kemi shumë kohë, por nuk ka justifikime”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme