Infantino u shkruan federatave: Le të reformojmë qeverisjen e FIFA-s

Futboll Bota | 1 minutë më parë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka propozuar një “konsultim” të federatave për të reformuar qeverisjen e organizatës, në një letër drejtuar 211 shoqatave anëtare të saj.

“Do të propozoj që Këshilli i FIFA-s të organizojë një konsultim të drejtpërdrejtë, të strukturuar dhe të kufizuar në kohë me konfederatat, shoqatat anëtare dhe palët e interesuara mbi mënyrat për të forcuar më tej proceset e vendimmarrjes së FIFA-s”, shkroi Infantino në letër, një kopje e së cilës u sigurua nga AFP.

Propozimi vjen në një kohë kur presidenca e tij është në krizë të thellë pas zbulimit të një plani të dështuar për të krijuar një kompani tregtare të hapur për investitorët privatë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme