Kategoria e Parë në RTSH/ Përzgjidhet formacioni më i mirë, Bledi Kadiu trajneri i javës 4

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së katërt të Kategorisë së Parë, Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës, duke vlerësuar paraqitjet individuale të futbollistëve në sfidat e zhvilluara këtë fundjavë.
Formacioni është sipas skemës 4-4-2. Në portë është përzgjedhur Maltos Becker i Burrelit, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Gabriel Schepanski (Kukësi), Sodiq Atanda (Sopoti), Paolo Kasmollari (Pogradeci) dhe Erblin Koka (Burreli).

Në mesfushë janë Edmond Hoxha (Kastrioti), Alisson (Kukësi), Sabit Bilali (Besëlidhja) dhe Mehdi Çoba (Flamurtari). Dyshja e sulmit plotësohet nga Olamide i Besëlidhjes dhe Mavanga i Ilirisë.
Në drejtimin e këtij formacioni është përzgjedhur Bledi Kadiu, tekniku i Kukësit, si trajneri më i mirë i javës së katërt, pas fitores 3-0 të skuadrës së tij ndaj Korabit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




