Statistikat/ Raphinha vetëm pesë gola larg Ronaldinho-s

Starti shpërthyes i sezonit si sulmues i mirëfilltë i Raphinha-s vihet re edhe në librat e rekordeve. Braziliani po thyen rekorde dhe aspiron të jetë kandidat për “Këpucën e Artë”, por gjithashtu po vazhdon të ngjitet në radhët e brazilianëve me më shumë gola në historinë e FC Barcelona-s.
Kapiteni aktual i Barçës ka gjithsej 89 gola në 185 ndeshje, duke e bërë atë brazilianin e pestë në këtë listë, dhe tani është vetëm pesë gola pas Ronaldinho-s, i cili shënoi 94 gola në 207 paraqitje.
Përpara tyre, në vendin e dytë dhe me 105 gola të shënuar, janë Neymar dhe Evaristo. Megjithatë, nëse Raphinha mund të ruajë formën e tij aktuale të shënimit, mund t’i kalojë ata këtë sezon.
Megjithatë, duket shumë e vështirë për të që të arrijë Rivaldon këtë sezon, i cili kryeson renditjen me 130 gola në 235 ndeshjet e tij me Barçën. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




