Sherr në oborrin e gjimnazit në Krumë, 17-vjeçari dëmton bashkëmoshatarin

Aktualitet | 1 orë më parë

Konflikt mes nxënësve në Krumë, 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin

Një konflikt mes dy nxënësve ka ndodhur në ambientet e një gjimnazi në qytetin e Krumës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në oborrin e gjimnazit, ku një 17-vjeçar, nxënës i shkollës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili është nxënës në të njëjtën klasë.

I mituri i dëmtuar ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar në banesën e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has kanë referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme ndaj 17-vjeçarit.

Policia bën me dije se veprimet janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut. Rasti është trajtuar jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe me prindërit e dy të miturve dhe stafin pedagogjik të shkollës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme