Tronditëse në Spanjë, një 17-vjeçar udhëtoi 100 km nën autobusin e Valladolid për t’u arratisur nga Ceuta

Tronditje në Spanjë, një i mitur maroken hyri në vend duke u fshehur mes rrotave të një autobusi të Valladolid që kthehej nga Ceuta. Një tragjedi mund të kishte ndodhur, por tani djali është nën kujdesin e shërbimeve sociale. Lojtarët dhe stafi e gjetën atë pasi dëgjuan zhurma nga dyshemeja e autobusit.
Vëmendja ndaj situatës në Ceuta mund të jetë zbehur disi, ose të paktën të jetë zvogëluar. Por në enklavën spanjolle në Marok, situata mbetet komplekse dhe e vështirë. Mijëra njerëz ende jetojnë në qytet, duke shpresuar të hyjnë në Spanjë ose duke pritur të riatdhesohen. Disa po përpiqen të arrijnë në territorin spanjoll duke përdorur mjete të improvizuara. I tillë ishte dhe rasti i 17-vjeçarit maroken i cili u përpoq të fshihej nën autobusin e ekipit të futbollit të Valladolid.
Valladolid luan në divizionin e dytë të futbollit spanjoll dhe kishte udhëtuar për në Ceuta për të luajtur kundër ekipit vendas, ndeshja përfundoi në barazim 1-1. I mituri u zvarrit nën autobusin e klubit ndërsa ai ishte i parkuar në port, gati për t’u ngjitur në tragetin që do ta çonte atë përtej Ngushticës së Gjibraltarit.
17-vjeçari qëndroi aty për të gjithë kalimin, i cili zgjati afërsisht 45 minuta. Më e keqja filloi kur autobusi filloi udhëtimin e tij në rrugë, i riu rezistoi për afërsisht 100 kilometra.
Në një moment të caktuar, pranë Jerez de la Frontera, lojtarët dhe stafi filluan të dëgjonin trokitje dhe zhurma të çuditshme që vinin nga pjesa e poshtme e automjetit. Shoferi ndaloi dhe djali u gjet. 17-vjeçari u fut në autobus dhe iu dha ushqim, ujë dhe rroba. Mjeku i klubit e ekzaminoi menjëherë, por për fat të mirë, djali pësoi vetëm mavijosje të lehta. Më në fund, pavarësisht se nuk fliste spanjisht, djali e bëri të qartë planin e tij. Ai aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi për të mitur dhe ka të ngjarë të mbetet në Spanjë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



