Tifozët e Manchester United kërkojnë rikthimin e Ruben Amorim

Futboll Bota | 4 orë më parë

Manchester United nuk ka pasur nisjen që të gjithë shpresonin në këto ndeshje të para të Premier Ligës. Të trajnuar nga Michael Carrick, ata kanë fituar vetëm pesë pikë, duke marrë dy humbje, dy barazime dhe vetëm një fitore. Për më tepër, klubi tashmë ka hequr dorë nga mundësia për të fituar një titull. Bëhet fjalë për Kupën Carabao, nga e cila u eliminuan pas një humbje 2-3 kundër Brighton.

Një debutim i fortë në Ligën e Kampionëve, me një fitore 4-0 ndaj debutuesit Sabah, megjithatë, nuk duket se e ka përmirësuar situatën mes Djajve të Kuq. Ndër të tjera, tifozët kanë filluar të postojnë disa cicërima në X me një hashtag që bën thirrje për rikthimin e Ruben Amorim, i cili aktualisht drejton Milanin.

#BringBackAmorim dhe #BringAmorimBack janë hashtag-et mes përdoruesve të X në Angli në orët e fundit. Disa tifozë të United kanë filluar ta përhapin hashtagun, me të cilin i kërkojnë klubit të tyre të preferuar të rikthejë në Premier League trajnerin portugez, i cili aktualisht është në stolin e Milanit, me të cilin ka marrë 11 pikë në pesë ndeshjet e para të sezonit 2026/2027 të Serie A.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme