Ministri Sala: 85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë, trajnohen nga ASPA

Aktualitet | 1 orë më parë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mirëpritur këtë vit 85 të rinj, të cilët i janë bashkuar institucionit dhe strukturave në varësi të tij përmes thirrjes së 11-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Për një periudhë tre mujore, të rinjtë do të kenë mundësi të fitojnë eksperiencën e tyre të parë profesionale në fushat ku kanë studiuar. Në kuadër të programit, ata do të trajnohen nga ASPA dhe do të përfitojnë edhe kompensim financiar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Sala përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili u ka uruar suksese të rinjve të përfshirë në program.

85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të varësisë, përmes thirrjes së 11-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Për tre muaj, ata do të kenë mundësinë të fitojnë eksperiencën e parë profesionale në fushën ku kanë studiuar, të trajnohen nga ASPA dhe të përfitojnë kompensim financiar. Suksese të gjithë të rinjve që na janë bashkuar këtë vit”, shkruan Sala.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme