Lezhë/ Aksident tragjik në aksin Rrilë-Hidrovor, humb jetën 50-vjeçari pasi rrëzohet nga motomjeti
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në qytetin e Lezhës. Një 50-vjeçar, i identifikuar si Shkëlqim Gjoni, ishte duke udhëtuar me motomjet kur ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga rrëzimi, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që sollën këtë ngjarje tragjike.
“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor dytësor Spiten–Hidrovorë, shtetasi Sh. Gj., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë, 50-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



