Sarandë/ Po transportonin emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen 2 persona

Aktualitet | 1 orë më parë

Dy persona janë arrestuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u kapën duke transportuar me dy automjete, kundrejt pagesës, gjashtë emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin dhe të udhëtonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Në pranga ranë shtetasit A. D., 50 vjeç, dhe F. Ç., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas Policisë, dy të arrestuarit u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Pagane”, pranë vijës kufitare me Greqinë. Ata po përdornin dy automjete për të transportuar, kundrejt pagesës, gjashtë shtetas të huaj që synonin të kalonin ilegalisht kufirin dhe të vijonin më pas drejt vendeve të BE-së. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe dy automjetet që do të përdoreshin për transportimin e emigrantëve.

Operacioni i koduar “Kufijtë” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në kuadër të kontrolleve dhe hetimeve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ndërkohë, gjashtë shtetasit e huaj, me origjinë nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, u proceduan penalisht pasi, sipas Policisë, kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, duke kaluar kufirin tokësor me Greqinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme