Zjarr në kodrat e Llamanit në Himarë, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë. Flakët kanë nisur rreth orës 09:00 dhe, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në terren.
Menjëherë pas sinjalizimit për rënien e zjarrit, në zonë janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Terreni vështirëson ndërhyrjen e mjeteve dhe efektivëve në disa prej vatrave të zjarrit.
Era e fortë vijon të favorizojë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen më të vështirë dhe duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm të forcave në terren.
Aktualisht, ekipet zjarrfikëse po punojnë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat përreth.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




