Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania edhe në Viber dhe WhatsApp

Duke nisur nga data 1 tetor, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp.
Kodi do të dërgohet për proceset që kërkojnë autentikim në e-Albania ose nënshkrim elektronik, duke shtuar dy kanale të tjera komunikimi për marrjen e tij, duke e bërë kështu më të lehtë dhe më të aksesueshëm komunikimin me qytetarët.
Një element i rëndësishëm është siguria e përdorimit të kodit. Mesazhet zyrtare të dërguara përmes Viber dhe WhatsApp do të përmbajnë vetëm kodin e nevojshëm për autentikim ose nënshkrim elektronik.
Ato nuk do të kërkojnë të dhëna personale apo informacione sensitive dhe nuk do t’u kërkojnë përdoruesve të klikojnë në linke apo të kryejnë veprime të tjera.
Përdoruesit këshillohen të tregojnë kujdes ndaj çdo mesazhi që kërkon informacione shtesë apo ndërveprime të tjera dhe të mos e ndajnë kodin e autentikimit me persona të tjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




