Nations League/ Gjermania sfidon Holandën në “Johan Cruijff Arena”, Klopp: Njoh më mirë unë se sa Xavi lojtarët holandezë!

Të enjten në mbrëmje Gjermania sfidon Holandën në “Johan Cruijff Arena” në një takim ku të dy kombëtaret do të kenë në pankinat respektive trajnerë debutues.
Në stolin e “tulipanëve” do të ulet për herë të parë Xavi Hernandez ndërsa në atë të “panzerave” do të jetë Jürgen Klopp.
Gjatë ditës së sotme Klopp ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediet gjermane ku ka komentuar ndeshjen ne fjalë duke u fokusuar më shumë te homologu i tij.
“Mendoj se unë njoh personalisht më shumë lojtarë holandezë se Xavi. Nuk e di nëse ky mund të jetë një avantazh për ne, por di se është një fakt”, tha trajneri. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




