Gary Lineker: Refuzova të punoja me FIFA-n pasi më kërkuan të takohesha me Putin-in

Futboll Bota | 2 orë më parë

Gary Lineker refuzoi të punonte për FIFA-n pasi iu kërkua të takonte Vladimir Putinin ndërsa drejtonte ceremoninë e hedhjes së shortit për Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Lineker tregoi se iu desh të gjente një justifikim për të mos e përshëndetur Putinin gjatë qëndrimit në Moskë për ceremoninë e dhjetorit të vitit 2017.

Ish-drejtuesi i emisionit “Match of the Day” e krahasoi gjithashtu Gianni Infantinon me një oligark gjatë një episodi të podkastit të tij “The Rest is Football”, ku analizohej plani i presidentit të FIFA-s për shitjen e të drejtave të Kupës së Botës për 15 miliardë paund.

Gjatë hedhjes së shortit për turneun “Rusia 2018”, Pelé, Diego Maradona, Ronaldo dhe Ronaldinho u takuan me Putinin ndërsa merrnin pjesë në ceremoni. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme