Eriksen ndërpret kontratën me Wolfsburgun

Christian Eriksen largohet zyrtarisht nga Wolfsburgu. Rekordmeni i paraqitjeve me kombëtaren daneze dhe klubi gjerman kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së tij, e cila fillimisht ishte parashikuar të zgjaste deri më 30 qershor 2027.
Mesfushori 34-vjeçar u dha lamtumirën “Ujqërve”, duke shpjeguar: “Për momentin, është e rëndësishme për mua të jem pranë familjes sime në Danimarkë. Jam i lumtur që arritëm të gjenim një zgjidhje së bashku. Koha ime te Wolfsburgu ka qenë e paharrueshme.”
“E di që klubi është tani në duar të sigurta për t’u rikthyer në Bundesligë,” tha Eriksen në fjalët e tij të lamtumirës, ”dhe jam i bindur se skuadra ka një të ardhme të suksesshme përpara. Dua t’i falënderoj sinqerisht të gjithë ata që më mbështetën te Wolfsburg. Ishte kënaqësi e madhe të luaja për ju dhe do ta kujtoj me dashuri këtë periudhë.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




