Tiranë/ Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori

Policia ka vendosur në pranga një 50-vjeçar pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një 49 vjeçar, në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë.
Pas njoftimit për dëmtimin me mjet prerës të shtetasit K. C., 49 vjeç, në rrugën “Marko Boçari” dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, forcat e policisë identifikuan, kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin T. N., 50 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake të hetimeve, 50-vjeçari dyshohet se ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.
I dëmtuari ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.
I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



