Italia dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin ushtarak, Abrazhda pret delegacionin italian për Portin Ushtarak në Porto Romano

Aktualitet | 1 orë më parë

Një delegacion ushtarak italian, i kryesuar nga gjeneralmajor Luigi Casali, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e projektit të portit ushtarak në Porto Romano.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda priti delegacionin italian në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vijim të vizitës u zhvillua një takim pune në Forcën Detare, si dhe një inspektim në terren në zonën e Porto Romanos, ku parashikohet të ndërtohet kompleksi portual.

Ministria e Mbrojtjes e cilësoi bashkëpunimin me palën italiane si një kontribut për forcimin e sigurisë në Adriatik.

/rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme