Sezoni turistik veror në malësi të madhe, Smajlaj: Ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë
Malësia e Madhe ka shënuar rritje të numrit të turistëve gjatë sezonit veror, krahasuar me një vit më parë. Pohimi vjen nga përgjegjësi i këtij sektori në Bashkinë Malësi e Madhe, Eristian Smakaj. Në një intervistë për RTSH, Smakaj evidenton edhe faktorin kryesor që ka ndikuar në këtë rritje, duke e lidhur me gamën e sherbimeve që ofrojnë bizneset e zonës.
“Ka qenë një sezon mjaft i mire, me një rritje të lehtë krahasuar me sezonin e vjetshëm. Malësia e Madhe ka një potencial të jashtëzakonshëm falë bukurive natyrore. Unë do e vendosja fokusin tek puna e palodhur e strukturave akomoduese, restoranteve, bujtinave, të gjitha këto, larmishmërinë e produkteve edhe në rritjen e ofertës turistike, pra me shërbimet që ato ofrojnë për turistët, kryesisht për turistët e huaj, sepse janë adaptuar nevojave të tregut”, deklaroi Eristian Smajlaj, përgjegjës i zyrës së turizmit.
Në rritjen e sektorit, ka ndikuar edhe përmirësimi i furnizimit me energji elektrike por edhe mirëmbajtja e akseve rrugore, e cila ndikon për për sezonin turistik dimëror në Malësi të Madhe.
“Realisht kjo ka qenë një problematikë që na ka ndjekur për shumë vite. Fatmirësisht këtë vit me dy investime të reja. Konkretisht investimi që vijon përgjatë Bogës me nën stacionin që ka si qëllim furqizimin e Thethit me energji elektrike dhe ndryshimin e linjës ekzistuese me tensionin e lartë. Po ashtu pritet të vijojnë shumë shpejt punimet për nënstacionin e Tamarës, gjë që do të rregullojë këtë problematikë të trashëguar ndër vite. Edhe akset rrugore në këto zona vijojnë të mirëmbahen. Gjatë muajve të dimrit nuk kemi asnjë problematikë”, shtoi Smajlaj.
Prej vitesh tashmë në Malësinë e Madhe turizmi vijon përgjatë gjithë vitit, me oferta turistike që përmirësohen në përputhje me kërkesat e turistëve, sidomos atyre të huaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




