Arrestohet në Rinas një shtetas ukrainas i shpallur në kërkim për trafik narkotikësh

Arrestohet në aeroportin e Rinasit një shtetas ukrainas i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale.
I ndaluari, Anatolii Streletskyi, 53 vjeç, u kap nga shërbimet e Policisë sapo zbriti në territorin shqiptar.
Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjencitë partnere ndërkombëtare për hetimin e mëtejshëm, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat e ekstradimit me homologët ukrainas.
Në njoftimin zyrtar, Policia falënderon partnerët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e koordinimit për goditjen e organizatave kriminale.
Njoftim/Policia e Shtetit
Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në sajë të shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, arrestuan shtetasin:
A.S., 53 vjeç, shtetas ukrainas.
Ky shtetas u arrestua nga shërbimet e Policisë, në momentin që zbriti në aeroportin e Rinasit.
Shtetasi ukrainas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale.
Policia e Shtetit po punon me agjencitë partnere lidhur me këtë anëtar të organizatës kriminale, si dhe Interpol Tirana po punon për fillimin e procedurave të ekstradimit me homologët ukrainas.
Edhe njëherë, Policia e Shtetit falënderon agjencitë partnere për bashkëpunimin e vazhdueshëm në Shqipëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




