Elbasani me një hapësirë të re argëtimi, parku “Dua të Luaj” hap dyert për fëmijët dhe familjet

Aktualitet | 2 orë më parë

Elbasani ka një hapësirë të re argëtimi për qytetarët. Parku “Dua të Luaj”, i shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 22 mijë metrash katrorë, ofron ambiente sportive, kënde lojërash për fëmijët, pista vrapimi e biçikletash dhe hapësira të gjelbra për familjet.

“Mirëmëngjes me parkun e ri ‘Dua të Luaj’ në Elbasan, një hapësirë prej rreth 22 mijë m², me fusha sportive, pista vrapimi e biçikletash, kënde lojërash për fëmijët dhe plot gjelbërim për familjet e çdo moshe, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Parku i ri synon të krijojë një mjedis funksional dhe gjithëpërfshirës për të gjitha grupmoshat, duke ofruar mundësi për aktivitet fizik, argëtim dhe kalim kohe në ambiente të gjelbra.

Me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, projekti synon të krijojë një hapësirë funksionale dhe gjithëpërfshirëse, duke promovuar aktivitetin fizik dhe një stil jetese aktive për të gjitha grupmoshat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme