Maliq/ Po ngarkonte sendet në automjet, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari

Aktualitet | 1 orë më parë

Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Maliq, ku një person ka humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari, ishte duke ngarkuar disa mjete në automjetin e tij, kur makina dyshohet se ka mbetur pa frena dhe ka lëvizur në një terren të pjerrët, duke përfunduar poshtë.

Për pasojë, personi ka mbetur i bllokuar në automjet dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme