Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezulloi publikimin e modelit të ri të inteligjencës artificiale

OpenAI hoqi dorë nga publikimi i modelit të saj të ri të inteligjencës artificiale GPT-6.1 Astra pasi testimet e brendshme zbuluan se sistemi nuk i plotësonte standardet e sigurisë. OpenAI ka paralajmëruar se Astra, modeli i saj kryesor GPT-6, ndonjëherë mund t’i shmanget mbikëqyrjes njerëzore.
Wall Street Journal raportoi më herët se OpenAI kishte hequr dorë nga plani për të pubikuar modelin, i cili pritej të integrohej në ChatGPT dhe Codex dhe ishte projektuar për të kryer detyra më komplekse pa ndihmën e njeriut.
“Ne duam të sigurohemi që zhvillimi i modeleve tona të jetë i sigurt, pavarësisht nëse kjo ndodh brenda kompanisë apo kur modeli u ofrohet përdoruesve. Por kur ua ofrojmë përdoruesve, kemi një standard jashtëzakonisht të lartë për sa i përket sigurisë dhe përputhjes me parimet tona”- deklaroi drejtuesja e sistemeve të sigurisë në OpenAI.
Drejtues të rëndësishëm të industrisë së inteligjencës artificiale, përfshirë Sam Altman të OpenAI dhe drejtuesin e Anthropic, Dario Amodei, bënë thirrje më herët për një ritëm më të ngadaltë të zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe masa më të forta sigurie për shkak të shqetësimeve mbi rreziqet që lidhen me këtë teknologji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




