Gazetarja Kola: Kosova do të shkojë në zgjedhje. PDK është në hall, klasa politike s’ka pasur dëshirë të zgjedhë presidentin

Kosovë | 1 orë më parë

Gazetarja Denada Kola, e ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, ka deklaruar se është e bindur se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sipas saj, kjo situatë ishte e parashikueshme që prej fillimit të bisedimeve mes kryeministrit Albin Kurti dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kola theksoi se, në vlerësimin e saj, Albin Kurti nuk e ka pasur qëllim stabilitetin institucional dhe zgjedhjen e presidentit.

“Unë jam e bindur që do të shkohet në zgjedhje. Dhe kam menduar këtë gjë që prej nisjes së bisedimeve që pati Albin Kurti me LDK-në. Unë mendoj që zoti Kurti nuk e ka pasur qëllim që të ketë një stabilitet dhe të ketë një zgjedhje të presidentit, sepse popullata e Kosovës, pra shoqëria, ia ka thënë të qartë në katër në tre palë zgjedhje në këto dy vite që qeverinë mund ta bësh vetëm dhe ia ka dhënë, ashtu siç nuk ia ka dhënë asnjë lideri tjetër, as emrave si Ibrahim Rugova.

Por ndërkohë, Kushtetuta e Kosovës nuk e ka atë që për fat të keq ne e kemi, për përqendrimin e çdo pushteti në duart e një partie. Se ne kemi rënë shkurt, prandaj ne mund të në Shqipëri mund të zgjidhet presidenti gjysmë ore përpara sepse votat janë në duart e një partie. Në Kosovë, atje ka Kushtetuta e ka përcaktuar që duhet të ketë një konsensus politik dhe në këtë rast është çështja e presidentit. Dhe kjo nuk ka qenë produkt i një kompromisi”, u shpreh ajo.

Gazetarja vlerësoi se LDK-ja dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë bërë gabime.

“Unë mendoj që LDK-ja dhe PDK-ja kanë bërë gabime dhe ne do t’i diskutojmë. PDK-ja sot është në një hall, do ta quaja, sepse partia ka probleme të brendshme patjetër për shkak të të gjithë procesit që ka ndodhur. Janë marrë dy liderët, ka një vendim që është që prek jo vetëm PDK-në, por prek tashmë gjithë shoqërinë në Kosovë, prandaj ka dhe një reagim qytetar. Dhe ka një problematikë të tejskajshme në klasën politike të Kosovës që është mosparja në asnjë çast të një interesi kombëtar më largpamës, të shtetit të Kosovës, por vetëm interesave politike ditore të një partie apo të një partie tjetër”, u shpreh gazetarja Kola.

Sipas saj, nëse do të kishte pasur vullnet real për zgjedhjen e presidentit, raporti mes Vetëvendosjes dhe LDK-së mund të kishte funksionuar.

“Nëse do të kishte pasur dëshirën për t’u zgjedhur presidenti, mund të kishte funksionuar që me raportin e Vetëvendosjes me LDK-në. Pamë takime, mbi takime, qasje që nuk shkuan drejt aty, dhe pastaj patëm një PDK e cila u gjend në një situatë problematike, ku prevalonte interesi për të pasur se çfarë do të ndodhë me katër liderët dhe me Dhomat e Specializuara.

Për mua duhet të kishte pasur një strategji që fillonte më herët e tashmë është vonë. Unë mendoj që klasa politike në Kosovë nuk ka pasur dëshirë për ta zgjedhur presidentin. Ky është një vendim dhe një zgjedhje që hyhet në një krizë të vazhdueshme pas zgjedhjeve, i cili ka për të prekur gjithë shoqërinë e e shtetit të Kosovës”, përfundoi Denada Kola.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme