Mbyllja e ndërmarrjeve në likuidim, themelohet shoqëria e re tregtare nën Ministrinë e Ekonomisë

Ekonomi | 1 orë më parë

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e shoqërisë tregtare shtetërore “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, sh.a., duke i hapur rrugë zbatimit të kuadrit ligjor për mbylljen e ndërmarrjeve publike që ndodhen në proces likuidimi.

Vendimi u mor me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe dispozitave të ligjit nr. 79/2026 “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.

Miratimi i statutit dhe kapitali fillestar

Sipas aktit zyrtar, Këshilli i Ministrave ka dhënë dritën e gjelbër për statutin dhe aktin e themelimit të kësaj shoqërie aksionare.

“Kapitali fillestar i shoqërisë tregtare shtetërore është 100 000 000 (njëqind milionë) lekë dhe përballohet nga buxheti i shtetit, alokuar për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit,” thuhet në vendimin e miratuar.

Zbatimi dhe institucionet përgjegjëse

Struktura e re do të shërbejë si mekanizmi kryesor shtetëror për menaxhimin dhe përmbylljen e proceseve të likuidimit të shoqërive publike.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar drejtpërdrejt Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, vetë shoqëria e re “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, sh.a., si dhe të gjitha shoqëritë tregtare me kapital shtetëror që ndodhen aktualisht në proces likuidimi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme