Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Ekonomi | 1 orë më parë

Shqipëria është vlerësuar nga StartupBlink me “Çmimin për ekosistemin e startupeve me rritjen më të shpejtë në rajonin e Adriatikut”, në kuadër të Çmimeve të Ekosistemeve të Startupeve 2026.

Çmimi u pranua në emër të ekosistemit shqiptar nga Startup Albania, gjatë ceremonisë së zhvilluar më 23 shtator në Tashkent, Uzbekistan, në kuadër të javës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Sipas Indeksit Global të Ekosistemeve të Startupeve 2026, të publikuar nga StartupBlink, Shqipëria ka shënuar një rritje prej 71.14%, e 4-ta për ritmin e zhvillimit në Europë, dhe e para mes vendeve të Adriatikut të përfshira në renditje.

Renditja e StartupBlink bazohet në të dhënat dhe analizat e Indeksit Global të Ekosistemeve të Startupeve, i cili vlerëson zhvillimin dhe performancën e ekosistemeve në nivel global.

Ky rezultat reflekton zhvillimin e viteve të fundit dhe rolin në rritje të inovacionit dhe sipërmarrjes në vend, duke dëshmuar njëkohësisht potencialin e Shqipërisë për të forcuar më tej pozicionin e saj rajonal

Njëkohësisht, ai kontribuon në rritjen e vizibilitetit të startupeve shqiptare dhe në krijimin e më shumë mundësive për lidhje, bashkëpunime dhe partneritete ndërkombëtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme