Përfaqësuesi tregtar i SHBA-së: Ngushtica e Hormuzit është e hapur

Botë | 1 orë më parë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për Tregtinë, Jamieson Greer, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit është e hapur.

“Po arrijmë që anijet të kalojnë sërish nëpër Ngushticën e Hormuzit. Dhe kemi vende që po bashkohen për ta anashkaluar atë; për të shkuar rreth Ngushticës së Hormuzit, për të anashkaluar Iranin,” tha ai në një intervistë në emisionin për CNBC.

“Çdo ndikim që u ka mbetur do të zhduket me kohë,” shtoi Greer.

Ai i atribuoi meritat presidentit amerikan Donald Trump për dobësimin e programit bërthamor të Iranit dhe e cilësoi këtë si “një rezultat të shkëlqyer për botën”.

Greer theksoi gjithashtu se Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, po “forcon sanksionet, jo vetëm ndaj Iranit, por edhe ndaj vendeve të treta që e ndihmojnë dhe e mbështesin atë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme